Njoki me pesto është një pjatë e parë shumë e shijshme, aq më shumë nëse njoki (kliko për të parë recetën) dhe pesto (kliko për të parë recetën) janë të bëra vetë. Një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ideale për vegjetarianët.
Vegjetariane
Sallatë makaroni
Sallata e makaronit është një pjatë e thjeshtë, e shpejtë dhe e freskët. Tani që fillon e ngrohet koha, një sallatë makaroni e freskët është ideale për drekë apo darkë. Pak përbërës e bëjnë këtë pjatë vegjetariane, përveç se të thjeshtë, të shëndetshme e plot shije. PËRGATITJA Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë për […]
Argjinare romane në furrë
Pranvera është stina e argjinares, një zarzavat shumë ushqyes, duket si një luleborë në pamje dhe shumë i shijshëm. Tipike e zonës së Lazios, këtu gatuhet shumë, argjinare romane në furrë është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, ideale për vegjetarianët. Unë i pjek në furrë, se ia lë të gjitha gjethet anësore, që janë […]
Fettuccine me kërpudhë porçin
Fettuccine me kërpudhë porçin është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, me shumë pak elementë, mjaftueshëm për të dhuruar një shije të vështirë për t’u harruar :). Fettuccine, sidomos kur janë të bëra vetë, janë makaroni që i shkon më shumë kërpudhave porçin, që thith më mirë […]
Tortë me fruta
Tortë me fruta është ëmbëlsira ime e preferuar. Shumë e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur me disa hapa që duhet t’i ndjekësh. Frutat mund të jenë të çfarëdolloji, duhet vetëm fantazi. Unë këtu po vendos fruta pylli bashkë me luleshtrydhe, por sa më shumë fruta të ndryshme i vendos sipër, aq më e […]
Supë me perime “Minestrone”
Kjo supë me perime që quhet “Minestrone”, është një nga gatimet më të lashta që trashëgon dieta mesdhetare. Përveç se është shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme, është dhe një ide shumë e mirë për vegjetarianët dhe për të boshatisur frigoriferin nga zarzavatet e stinës që kanë ngelur :-). Mund t’i shtosh fasule, […]