Sallatë “caprese” është një kënaqësi! E lehtë, e freskët, plot shije dhe shumë e shëndetshme, me përbërësit që karakterizojnë dietën mesdhetare dhe pak flamurin Italian, nga ngjyrat :-). Origjina e kësaj sallate është një nga vëndet perlë të Italisë, ishulli Capri dhe legjendat që qarkullojnë mbi origjinën e kësaj pjate tregojnë se ka lindur pikërisht […]
Tag: Vegjetariane
Polenta me porçini në salcë
Polenta është një nga gatimet më të lashta të njerëzimit. Grekët e lashtë përdornin elbin në vënd të miellit të misrit, siç njihet sot, romakët miellin e thekrës, gjithmonë të shoqëruar me zarzavate sipër. Sot karakterizon krahinën e Venetos, por përdoret në çdo krahinë e shoqëruar me salca të ndryshme, djathra, zarzavate, etj. Versioni me […]
Piadinë
Piadina e bërë vetë është aq e thjeshtë dhe e shijshme, sa pasi ta keni përgatitur një herë, nuk do e blini më të gatshme, me mua të paktën ndodhi kështu :-). Aq më shumë nëse dikush ka ndonjë intolerancë, mund ta përgatitësh me miellin që nuk të dëmton. Origjina e këtij gatimi vjen nga […]
Makarona me domate, borzilok dhe fara pishe
Makarona me domate, borzilok dhe fara pishe është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, vegjetariane dhe gjithmonë e shijshme. Unë i përgatis shpesh herë, në dimër e në verë, më merr malli për shijen që kanë. Domatet duhen të jenë të freskëta, të vogla, sa më të kuqe, në mënyrë që të lëshojnë më […]
Makarona me pesto
Makarona me pesto është një pjatë e parë që lë gjurmë:)! Njëherë që i provon, nuk kthehesh dot më prapa :-). Jam e bindur që do ju shkoj mëndja shpesh t’i gatuani, sidomos gjatë verës, ku dhe borziloku lulëzon gjithandej, por edhe gjatë dimrit të merr malli për shijen e pestos. Shkon në çdo lloj […]
Pesto
Pesto është një nga salcat më me shije për makaronat, por mund të përdoret edhe për të gatuar feta mishi me pesto, brusketa, njoki, etj. Përgatitet në minutat e fundit, se fillon e nxihet po të përgatitet më përpara. Është një salcë më shumë verore, atëherë kur është dhe stina e borzilokut që është dhe […]