Bruschetta me salçiçe, tipike e zonës Abruzzo, është një nga antipastat më të shijshme të dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
10-15 minuta
PËRGATITJA
Bruschetta me salçiçe ose “pane salsicciato” në gjuhën popullore, është një kënaqësi për shijen, e paharrueshme, të paktën për mua e miqtë e mi që e kanë provuar në shtëpinë time. Shumë e thjeshtë, e shpejt, me 2 përbërës që krijojnë një magji kur i bashkon bashkë :-). Ideale për një barbeque, por mund t’i pjekësh edhe në furrë.
Si fillim pret bukën me feta. Salçiçet duhet të jenë të freskëta me mish të grirë (pule, viçi, derri) sipas preferencës. I heq lëkurën salçiçeve, shkëput një pjesë dhe me piru e përhap dhe e shtyp tek feta e bukës, vetëm nga njëra anë, duke e ngjeshur mirë. Kështu me rradhë për çdo fetë buke. I pjek nga të dyja anët, më pak nga ana pa salçiçe, më shumë nga ana me salçiçe dhe janë gati. Ç’të hash….:-)!






