Supë me makarona dhe qofte është një supë shumë e thjeshtë e plot shije e dietës mesdhetare, ideale në ditët e ftohta të dimrit.
DETAJE
Koha e përgatitjes
10-15 minuta
Koha e gatimit
50-55 minuta
PËRBËRËSIT
Mish i grirë
1 Vezë
Djath i grirë
Makarona supe
1 Qepë
1 Karrotë
1 Selino
1 Patate e vogël
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Xhinxher
Majdanoz
PËRGATITJA
- Si fillim vendos një tenxhere me ujë dhe përgatit lëngun e supës duke i shtuar 1 qepë të qëruar, 1 karrotë, 1 selino, 1 patate të vogël, pak majdanoz, një copë xhinxher, kripë e piper. I vendos kapakun tenxheres dhe e lë të ziej ngadale për 40-50 Min.
- Ndërkohë përgatit qoftet e vogla. Në një tas hedh mishin e grirë, kripë, piper, djathin e grirë dhe vezën. E përpunon me duar derisa të formohet brumi i qofteve dhe përgatit qoftet e vogla.
- Pasi kane zier perimet i heq nga tenxherja, i vendos në një pjatë të thellë dhe i shtyp me një piru, përveç xhinxherit (mund ta grish me një rende ose ta heqësh fare) dhe i rihedh tek tenxherja me lëng. Hedh makaronat e vogla të supës bashke me qoftet në tenxhere dhe i lë të ziejne për 8-10 minuta. Gati:)!






