Kallamar i mbushur është një pjatë e dytë siçiliane plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
10 minuta
40 minuta
PËRBËRËSIT
Kallamarë
1 Fetë bukë
Majdanoz
Hudër
Djath parmigiano
Capperi (sipas dëshirës)
Vaj ulliri
Kripë
Peksimadhe
1 Gotë verë e bardhë
Piper
PËRGATITJA
Si fillim pastron kallamarët nga pjesët e brëndshme. I heq këmbët si oktapod dhe i vendos mënjanë, pasi do të nevojitet për mbushjen. I pret me copa të vogla oktapodët dhe i vendos në një tigan të piqen me pak vaj ulliri dhe hudër, për gati 10 minuta. I shuan me pak verë të bardhë në fund. I lë të ftohen pak dhe merr një tas ku do përgatitësh mbushjen. Lag me ujë fetën e bukës, e shtrydh mirë dhe e thërrmon tek tasi. I shton majdanozin e prerë hollë, bashkë me një thelpi hudre (e prerë hollë gjithashtu), i shton pak peksimadhe (një grusht), pak djath të grirë parmigiano (i shkon shumë, në pamundësi çdo djath tjetër i ngjashëm), pak piper, kripë, capperi të prera hollë (i japin shumë shije) dhe i përzien mirë si brum me duar. I bashkon me oktapodët e vegjël në tigan, i përzien mirë dhe fillon e mbush kallamarët, duke i mbyllur në fund me një stuzzicadent, kruajtëset e dhëmbëve. I vendos në një tavë me letër furre poshtë, i spërkat pak vaj ulliri, pak peksimadhe dhe i pjek me 180 gradë Celsius për 30 minuta, pak a shumë. Gati :)!
