Krem patate me presh është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
15-20 minuta
10 minuta
15-20 minuta
PËRGATITJA
Si fillim përgatit lëngun e dados vegjetale (kliko për të parë recetën e plotë). Unë përdora bishtin e preshit në vënd të qepës në këtë rast.
Pastron dhe pret patatet me katror të vegjël dhe preshin me rrota. Vendos një tigan të gjërë me pak vaj ulliri dhe i shton patatet me preshin duke i përzier mirë. I vendos një kapak tiganit për 1-2 minuta sa të fillojnë të zbuten pak dhe i shton me ngadalë lëngun e dados vegjetale, sa herë shikon që e thithin ujin patatet me preshin. Pasi e shikon që janë zbutur mirë i heq nga zjarri dhe i bluan me një bluajtëse elektrike duke i shtuar lëngun e dados deri në trashësinë që dëshiron.
Për t’i shtuar shijen e shoqëron me bukë të thekur, me pak vaj ulliri, kripë dhe rigon. E pret me katror të vegjël fetën e bukës, i vendos në një tas, i hedh pak vaj ulliri, kripë e rigon, i përzien mirë me duar dhe i pjek në furrë apo airfry për 2-3 minuta. I përhap sipër kremit dhe ç’të hash. Gati:)!






