Oriz ngjyrë vjeshte, unë e quaj kështu këtë pjatë të parë vegjetariane të dietës mesdhetare, shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, plot shije dhe ngjyra të vjeshtës :).
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRBËRËSIT
Kungull vjeshte
Speca të kuq
Qepë
Vaj ulliri
Kripë
Shafran (sipas dëshirës)
Kurkum (sipas dëshirës)
Radikio
PËRGATITJA
Si fillim pastron kungullin e vjeshtës, disa pjesë, i heq lëkurën dhe e pret me copa të vogla. Pret një pjesë të radikios, e pret hollë dhe specat e kuq me copa të vogla. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe qepën e prërë hollë. E lë të skuqet pak qepa dhe i shton perimet e prera. I përzien mirë dhe i lë disa minuta të zbuten pak perimet pastaj i shton masën e orizit. E lë 1-2 minuta të skuqet pak orizi para se t’i shtosh masën e ujit (1oriz x 2 ujë) me kripë, me ngadalë sa herë e thith ujin orizi, ose direkt dhe e përzien herë pas here. Mund t’i hedhësh disa fije shafrani, e bën akoma më të shëndetshme këtë pjatë, ose 1/2 luge të vogël kurkum. Pasi e ka thithur ujin orizi është gati. Mirë se vjen vjeshtë :)!






