Patëllxhana me vezë është një antipastë vegjetariane shumë e thjeshtë dhe plot shije.
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRGATITJA
Patëllxhana me vezë për mua hyn tek “gatimet e zemrës” i quaj unë, ato pjata që të kujtojnë femijërinë, një shije e shoqëruar me kujtime të shtrenjta. Është një antipastë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, me pak përbërës dhe plot shije.
Si fillim pastron patëllxhanat, i heq bishtin dhe i pret në gjysmë në gjatësi. I gërryen pjesën e brëndshme me kujdes dhe i vendos të piqen pak në një tigan nga të dyja anët me pak vaj ose në airfry.
Ndërkohë rreh disa vezë, varet sa patëllxhana do përdorësh, i shton djathin e bardhë të thërmuar me duar, majdanozin e prerë hollë dhe pak kripë. I përzien mirë dhe me një lugë ia hedh çdo patëllxhani, sikur po e mbush. I vendos një kapak tiganit dhe i lë të piqet veza duke i pjekur nga të dyja anët, pasi është mpiksur veza. Gati :)!






