Spaghetti me kërpudha Cardoncelli. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Spaghetti me kërpudha Cardoncelli

Spaghetti me kërpudha Cardoncelli është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kërpudha Cardoncelli Kërpudha Cardoncelli

  • Makarona spaghetti

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Majdanoz

  • Kripë

PËRGATITJA

Me shirat e para të vjeshtës fillon stina e kërpudhave dhe Cardoncello është një lloj kërpudhe tipike mesdhetare, që ngjan si në pamje, ashtu dhe në shije me kërpudhat Porcini. Në fakt këtu njihet me pseudonimin “porcini i varfër”, sepse kushton shumë më pak, por nuk është aspak i varfër si në shije, ashtu dhe në vlerat ushqimore :).

Si fillim pastron në ujë kërpudhat Cardoncelli, i pret me copa të vogla dhe vendos një tigan me pak vaj ulliri e hudër, të skuqet pak hudra përpara se t’i hedhësh kërpudhat. I spërkat pak kripë dhe i përzien shpesh. Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziesh makaronat spaghetti. I heq makaronat 1-2 minuta para dhe i le të vazhdojne gatimin tek tigani me kërpudhat, duke i përzier gjatë gjithë kohës. I shton pak ujë nga tenxherja, nëse thahen shumë dhe majdanozin e prerë hollë. Gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *