Spaghetti me spec dhe peshk ton është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRBËRËSIT
Makarona spaghetti
Speca (çdolloj ngjyre)
Peshk ton konservë
Vaj ulliri
Hudër
Kripë
Majdanoz
PËRGATITJA
Si fillim vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej për makaronat. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe hudrën e lë të skuqet pak. Pret specat me rripa të hollë dhe i hedh në tigan me hudrën. I lë të piqen duke i përzier shpesh, i shton pak nga uji i makaronave nëse është e nevojshme. Pasi ka zier uji hedh makaronat spaghetti të ziejnë. I heq 1-2 minuta para dhe vazhdon t’i gatuash tek tigani duke i shtuar pak nga uji i tyre. I shton peshkun ton konservë bashkë me majdanozin dhe i përzien mirë gjatë gjithë kohës në tigan, në mënyrë që makaronat të thithin mirë shijen. Gati:)!






