Speca furre me djath. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Speca furre me djath

Speca furre me djath janë një antipastë vegjetariane shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Speca

  • Djath i bardhë

  • Borzilok

PËRGATITJA

Si fillim pastron specat, me shumë kujdes pret pjesën e sipërme si kapele dhe i boshatis nga brënda duke hequr farat. Në një tas thërrmon djathin e bardhë me duar dhe i shton disa gjethe borzilok të prera hollë. I përzien e fillon të mbushësh specat një e nga një. I vendos të piqen në furrë të shtruara në një letër furre me 200 gradë Celsius për 15-20 minuta, i ndjek me sy kur janë pjekur. Gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *