Lëng dado vegjetale e bërë vetë, është shumë e thjeshtë dhe shumë më e shëndetshme.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
Koha e gatimit
20-30 minuta
PËRGATITJA
Si fillim qëron e pastron qepën, karrotën, selinon dhe xhinxherin (një copë e vogël) e ashtu siç janë, pa i prerë, i hedh në një tenxhere me ujë. I shton pak majdanoz me kripën dhe e lë të ziej për 20-30 minuta. Lëngu i dados vegjetale është gati:)!
E përgatit gjithmonë përpara se të gatuash orizin, është shumë më e shëndetshme se të përdorësh dado të gatshme. Mund t’i shtosh edhe perime të tjera sipas dëshirës.






