Role napoletane është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
30 minuta
PËRBËRËSIT
Feta mish viçi
Majdanoz
Hudër
Djath i grirë Pecorino
Djath i grirë Parmigiano
Patate
Vaj ulliri
Kripë
Spago
PËRGATITJA
Role napoletane është shumë e thjeshtë dhe e shpejt për t’u përgatitur, plot shije, siç e kanë zakon napoletanët :).
Si fillim ndez furrën të ngrohet. Pastaj qëron patatet e lara dhe i pret në një tas. I shton pak kripë, 1-2 thelpie hudër të shtypur, me gjithë lëkurë, pak vaj ulliri dhe i përzien me duar. Veç, përgatit fetat e mishit role. Hap fetën e mishit dhe në qëndër i spërkat pak nga djathrat e grirë, pak hudër të prerë hollë dhe majdanozin. E mbështjell si role dhe e lidh me spango gjërë e gjatë. Njësoj me të gjitha fetat e mishit, i vendos në tavë me letër furre poshtë dhe i shton patatet. I pjek me 180-200 gradë Celsius për 30 minuta. Gati :)!