Mish me presh duket si një lojë fjalësh :), por është shumë më e shijshme se kaq :)! Një pjatë e parë dhe e dytë bashkë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.
DETAJE
10 minuta
90 minuta
PËRBËRËSIT
Presh
MIsh viçi me copa
1 Qepë
Domate
1 Karrotë
1 Selino
Majdanoz
Kripë
Piper
Kurkum
Vaj ulliri
PËRGATITJA
Si fillim vendos një tenxhere me pak vaj ulliri në zjarr ku do skuqësh qepën, karrotën dhe selinon të lara e të prera imët më parë. I shton copat e mishit të viçit, i përzien mirë dhe i spërkat pak kripë. Pret domatet me copa të vogla dhe i shton tek tenxherja e mishit, duke i përzier mirë. I lë 1-2 min të lëshojnë shijen dhe e mbulon me ujë. I hedh pak piper, disa fije majdanozi me kripë dhe e lë të ziej për gati 1 orë, derisa të jetë zbutur mishi. Pret preshin me rondele të gjëra dhe i shton në tenxhere ku mishi ka zier e është zbutur ndërkohë. I shton një lugë të vogël kurkum, i jep shumë shije dhe e lë të ziej dhe preshi për gati 30 min të tjera. Ndërkohë, thek pak bukë me pak vaj ulliri, kripë e rigon për t’i ngjyer tek lëngu plot shije i mishit me presh. Ç’të hash… :)!






