Çika mishi me domate, rukola dhe Grana, është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
15-20 minuta
PËRGATITJA
Dikush nga ju mund ta ketë dëgjuar ose lexuar në menu në pothuajse të gjitha restorantet italiane: “Tagliata di carne”, përdoret shumë si prerje mishi në dietën mesdhetare. Është mish me feta, biftek, etj, i prerë me rripa apo copa të vogla. Unë vendosa ta quaj “Çika mishi:)”, se i afrohet më shumë një gatimi të ngrohtë, shtëpiak:), më sygjeroni dhe ju si do ta quanit në këtë rast? 🙂
Si fillim përgatit mishin, e pret me copa të vogla. Unë përdora 2 feta mishi që më kishin ngelur, i pret me rripa të holla, i shton domatet qershi, të lara e të prera, disa gjethe rukola dhe i grin pak djath Grana ose të ngjashëm, tek pjesa më e gjërë e rendes, të jetë me copa të holla por të mëdhaja. Djathi do të shkrijë gjatë gatimit, por do i japi shumë shije mishit. Kështu, të nevojitet t’i shtosh vetëm pak kripë dhe i përzien mirë, në mënyrë që të marri shije mirë çdo copë mishi. Hedh pak vaj ulliri në tigan dhe i shton çikat e mishit të kavardisura. E mbulon me kapak tiganin, për disa minuta dhe i përzien shpesh, derisa të shohësh që është pjekur i gjithi. Gati:)!

Foto pas gatimit.






