Me kalimin e moshës, kontrolli i yndyrnave në gjak është një prioritet për të mbrojtur shëndetin e zemrës dhe të eneve të gjakut, e kështu fillon dhe lufta kundër kolesterolit të lartë. Kjo ndodh sepse, me moshën, metabolizmi i mëlçisë zvogëlohet dhe arteriet bëhen më të ndjeshme kundrejt dëmtimeve që shkaktojnë yndyrnat.
Në këtë fazë të moshës kungulli është i dobishëm jo vetëm për kaloritë e pakta që përmban, por edhe për faktin që integrohet në mënyrë perfekte në një dietë që ka për qëllim të ruash peshën dhe rrezikun ndaj problemeve kardiovaskulare. Fibrat e kungullit lidhen me yndyrnat dhe si një sfungjer, kthehen në zarzavatin që përthith më shumë kolesterolin.
Zarzavatet në përgjithësi, janë të përbëra nga fibra si pektina, e cila vepron në zorrë duke u lidhur me acidet biliare. Këto prodhohen nga mëlçia duke filluar që nga kolesteroli. Pasi lidhen me fibrat, acidet biliare eliminohen ndërmjet jashtëqitjes në vënd që të përthithen nga organizmi. Për t’i riintegruar, organizmi merr më shumë kolesterol nga gjaku, duke ulur kështu sasinë që qarkullon.
Për më tej, kungulli përmban një sasi të moderuar fibrash në krahasim me bishtajoret apo drithërat duke patur një funksion të çmuar sepse favorizojnë ndjesinë e urisë, duke u ndjerë të ngopur më shpejt me një sasi minimale të kalorive. Shkenca tregon se të ruash një peshë trupore të shëndetshme është i rëndësishëm kontrolli i rregullt i nivelit të kolesterolit.
Mënyra sesi gatuhen kungujt, vendos përfitimet reale të dietës. Është gabim t’i skuqësh, apo t’i gatuash për kohë të gjatë në yndyrna shtazore, si p.sh. gjalpi. Mënyra më e mirë për të ruajtur vitaminat, si C-ja dhe për të evituar kalori të tepërta, është gatimi me avull, i shpejtë, duke i lënë pak të forta, të gjalla, që t’i ruajnë të gjitha vetitë. Mund t’i pjekësh edhe në zgarë, duke pasur kujdes të mos i djegësh, pasi lëshojnë substanca të dëmshme për sistemin vaskular dhe për shëndetin në përgjithësi. Mbi të gjitha, mos e hidhni lëkurën e kungullit, sepse mund ta grish apo ta shtypësh, duke krijuar një pure, apo të gjallë t’ia shtosh një sallate, i jep shumë shije:).
*Artikull i përkthyer nga revista “Men’s health Italia”, i Roberto Cabezas.






