Makarona me ton. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Makarona me ton

Makarona me ton është një pjatë e parë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

2 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona

  • Pershk ton konservë

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Salcë domate

  • Majdanoz

  • Kripë

  • Piper

PËRGATITJA

Si fillim vendos në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziesh makaronat. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Hedh salcën e domates me të njëjtën sasi uji, pak kripë e piper dhe e përzien mirë. I vendos një kapak tiganit dhe e lë të ziej salca derisa të filloj të mpikset pak, të trashet. E heq tiganin nga zjarri dhe ndërkohë hedh makaronat të ziejnë, pasi ka zier uji. I përzien mirë makaronat në mënyrë që të mos ngjisin as në fund të tenxheres, as me njëra-tjetrën. Pasi kanë zier i kullon dhe i hedh tek tigani i salcës. I shton peshkun konservë, pak majdanoz dhe i përzien mirë. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *