Gjel i vogël me rigon. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Gjel i vogël me rigon

Gjel i vogël me rigon, sidomos kur piqet në zgarë, është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

30-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • Gjel i vogël Valesplugen

  • Kripë

  • Rigon

PËRGATITJA

Për herë të parë gjelin e vogël me rigon e kam ngrënë në Trieste. Një recetë që më ngeli në mendje sa i shijshëm është. Një ide dhe shije ndryshe kur i gatuan, sidomos në barbecue.
Disa orë përpara se t’i gatuani (në qymyr do ishte idealja por edhe në furrë dalin të shijshëm njësoj), gjelat e vegjël duhen marinuar në mënyrë që të marrin sa më shumë shije.
I hap me krahëhapur dhe i spërkat gjithandej rigon dhe pak kripë, nga të dyja anët. I vendos në frigorifer të marinohen. Pasi ke ndezur barbecue dhe nxehtësia është gati, i vendos të piqen nga të dyja anët. Njesoj edhe po i poqe në furrë, apo airfry. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *