Kunguj në zgarë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Kunguj në zgarë

Kunguj në zgarë janë shumë të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur, plot shije!

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kunguj të gjatë

  • Majdanoz

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Hudër

PËRGATITJA

Si fillim vendos zgarën të ngrohet dhe lan e pastron kungujt. Pret dy ekstremet dhe i pret hollë në gjatësi. I vendos të piqen në zgarë, i pjek nga të dyja anët dhe i vendos në një pjatancë. I pret shumë hollë hudrën, majdanoz, i spërkat vajin e ullirit dhe kripën. Gati:)!
Mund t’i shërbesh si një antipastë apo shoqëruese të mishit apo peshkut. Unë i përdor dhe për të mbushur piadinat e bëra vetë në shtëpi, sidomos tani në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *