Oriz me kungull, spec dhe salçiçe është një pjatë e parë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
25-30 minuta
PËRGATITJA
Oriz me kungull vjeshte, spec i kuq dhe një salçiçe me mish të grirë sipas preferencës (mish derri, viçi, pule), është një pjatë plot shije e dietës mesdhetare. Ideale për të përshëndetur dimrin :).
Si fillim pastron dhe pret specin e kuq me rripa të hollë dhe disa pjesë kungulli vjeshte me katror të vegjël. Hedh pak vaj ulliri në një tigan të gjërë dhe të thellë me një hudër dhe e skuq pak. I shkrifton salçiçen e freskët me duar, vetëm pjesën e mishit të brëndshëm, pa lëkurë me copa të vogla dhe i skuq pak. I shton specin me kungullin e prerë dhe i lë disa minuta të piqen e të fillojnë të zbuten pak. I shton masën e orizit dhe e skuq pak duke e përzier mirë. I shton masën e ujit (1oriz x 2 ujë) o menjëherë, ose ngadalë sa herë e thith orizi. I hedh kripë ose dado dhe e përzien herë pas here derisa të ketë zier orizi. Gati:)!






