Spaghetti me spec dhe peshk ton. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Spaghetti me spec dhe peshk ton

Spaghetti me spec dhe peshk ton është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona spaghetti

  • Speca (çdolloj ngjyre)

  • Peshk ton konservë

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Kripë

  • Majdanoz

PËRGATITJA

Si fillim vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej për makaronat. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe hudrën e lë të skuqet pak. Pret specat me rripa të hollë dhe i hedh në tigan me hudrën. I lë të piqen duke i përzier shpesh, i shton pak nga uji i makaronave nëse është e nevojshme. Pasi ka zier uji hedh makaronat spaghetti të ziejnë. I heq 1-2 minuta para dhe vazhdon t’i gatuash tek tigani duke i shtuar pak nga uji i tyre. I shton peshkun ton konservë bashkë me majdanozin dhe i përzien mirë gjatë gjithë kohës në tigan, në mënyrë që makaronat të thithin mirë shijen. Gati:)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *