Sallatë patate me ton është një sallatë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRGATITJA
Si fillim vendos patatet e lara të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe pak kripë, për gati 20-25 minuta (me një piru e provon nëse zhytet lehtë në qëndër). I lë të ftohen pak para se t’i presësh për sallatë, në mënyrë që të mos thërrmohen kur i pret, por të ruajnë formën e prerjes. Në tasin ku do përgatitësh sallatën, hedh patatet e prera, domatet e prera në gjysmë, fasulet e kulluara konservë, i grin selino (i jep shumë shije) dhe pershkun ton konservë ( e thërrmon me një piru). I shton majdanozin e prerë hollë, vaj ulliri, kripë dhe e përzien mirë. Gati :)!