Oriz me spec, presh dhe kungull është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
25-30 minuta
PËRBËRËSIT
Oriz
Spec i kuq
Kungull vjeshte (disa thelpie)
Presh
Vaj ulliri
Hudër
Kripë
Kurkum (1/2 luge të vogël)
Piper
PËRGATITJA
Sì fillim lan, pastron dhe pret specin e kuq me rripa të hollë, preshin me rrota të imëta dhe kungullin e vjeshtës me katror të vegjël. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri, hudrën e qëruar dhe e lë të skuqet pak, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton perimet e prera, i përzien mirë dhe i vendos një kapak tiganit, të zbuten pak perimet. I shton masën e orizit, varet për sa persona dhe e lë të skuqet pak. I shton masën e ujit (1oriz x 2ujë), me dado ose kripë me ngadalë, sa herë e thith ujin e shton nga pak. I hedh ndërkohë dhe kurkumën me pak piper, e përzien shpesh herë derisa të ketë zier orizi. Gati :)!






