Oriz me kërpudha Pioppini është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRBËRËSIT
Oriz
Kërpudha Pioppini
Vaj ulliri
Hudër
Kripë
Lëng dado vegjetale (kliko për të parë recetën)
PËRGATITJA
Si fillim përgatit lëngun e dados vegjetale (kliko për të parë recetën) që do shërbej për të zier orizin, më pas pastron kërpudhat Pioppini, i pret nga rrënjët dhe i lan mirë.
Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe hudrën e qëruar të piqet derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton kërpudhat Pioppini, i përzien mirë, i spërkat pak kripë dhe i vendos kapakun tiganit për gati 5 minuta, duke i përzier herë pas here. I hedh masën e orizit, e lë të skuqet pak dhe i shton lëngun e dados vegjetale me një garuzhde, sa herë e thith orizi, derisa të ketë zier plotësisht. I spërkat pak majdanoz të prerë hollë sipër dhe është gati:)!






