Oriz me kungull dhe kërpudha është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e lehtë për t’u përgatitur, shumë e shijshme dhe e ushqyeshme për organizmin. Ka një shije që preferohet edhe nga më të vegjëlit.
DETAJE
25 minuta
5 minuta
PËRBËRËSIT
Një copë Kungull vjeshte (madhësia varet për sa persona do gatuash)
Kërpudha
Hudër
Dado
Oriz (50 gr për person)
Majdanoz
Ujë (oriz x 2, si masë)
PËRGATITJA:
Në një tigan të gjërë do hedhësh vajin e ullirit dhe hudrën të skuqet pak, derisa të ndryshoj ngjyrën në të artë dhe i shton kërpudhat e lara dhe të prera me katror të vegjël. I lë të piqen 5min duke i përzier shpesh dhe i hedh kungullin e prerë me katror të vegjël. I shton pak lëng me dado. Sa e shikon që kungulli po zbutet dhe uji po thahet i shton orizin, e skuq pak dhe fillon t’i shtosh ujin me dado me ngadalë, sa herë që thahet. E përzien shpesh, në mënyrë që të shtypen mirë copat e kungullit e të bëhen si pure. Në fund, pasi e ke hequr nga zjarri dhe para se ta shërbesh, i shton pak majdanoz të prerë hollë.






