Domate e mbushur. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Domate e mbushur

Domate e mbushur është një pjatë e parë vegjetariane me një shije tipike mesdhetare.

DETAJE

Koha e ndenjes

1 orë

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

40-50 minuta

PËRBËRËSIT

  • Domate të kuqe

  • Oriz

  • Rigon

  • Gjethe borziloku

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • Piper

  • Patate

PËRGATITJA

Domatet e mbushura, ashtu siç ne kemi specat e mbushura, janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur e kanë një shije tipike mesdhetare.
Si fillim lan e pastron domatet që duhet të jenë të kuqe por të forta, jo shumë të buta dhe i pret pjesën e sipërme, do nevojitet në fund kur i pjek në furrë ( janë më shumë për ta zbukuruar). Me shumë kujdes dhe me një thikë të hollë e mbraz domaten nga brënda duke pasur kujdes të mos e shposh, sidomos nga poshtë. I vendos domatet me kokë poshtë të kullojnë dhe lëngun e hequr të tyre me pjesët e brëndshme i hedh në një tas bashkë me pak rigon, kripë, hudër, gjethe borziloku dhe i grin në një grirëse elektrike. I shton masën e orizit, nga një grusht oriz për çdo domate, pasi do fryhet gjatë pjekjes në furrë dhe e përzien mirë. E lë të pushoj për një orë aty në tas në mënyrë që orizi të zbutet pak dhe të thithi aromën e erëzave më mirë.
Ndez furrën të ngrohet me 180 gradë Celsius dhe pastron e pret patatet. Në një tavë me letër furre ose pak vaj vendos domatet dhe i mbush me nga një grusht oriz, jo plot sepse do fryhet gjatë pjekjes. I hedh patatet përreth, pak kripë, piper e vaj ulliri dhe i vendos domateve pjesën e sipërme si një kapele :). I pjek në furrë për 40-50 minuta.
Unë i pjek me një letër furre sipër tavës 30-40 minutat e para, pastaj ia heq dhe i pjek për 10 minuta të tjera, në mënyrë që të mos piqet shumë kapelja e domates, është më shumë për zbukurim, ose mund t’ia vendosësh 10 minutat e fundit
. Gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *